Globi

Miliarderi rus vdes në aksidentin misterioz, i njohuri i tij anuloi udhëtimin para nisjes

Shkruar nga Liberale

Mister rreth vdekjes së Vyacheslav Taran (në fot me gruan e tij). Miliarderi rus, bashkëthemelues i platformës së famshme të tregtisë online "Libertex", vdiq në moshën 53-vjeçare pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua pranë resortit turistik Villefranche-sur-Mer (Villafranca Marittima), teksa u nis nga Zvicra për në Monako.

Në udhëtim, pak para se të niseshin një pasagjer e kishte anuluar atë. Misteri rreth vdekjes së tij tani trashet edhe më shumë pasi moti ishte i shkëlqyer dhe helikopteri nuk kishte asnjë avari.

Fluturimi i Taran, i cili u nis nga Lozana me një pilot me përvojë, duke drejtuar një helikopter H130 me një motor, u rrëzua rreth orës 13:00 të datës 25 nëntor. Në aksident mbeti i vrarë edhe piloti, një francez 35-vjeçar. Zëvendësprokurori publik nga Nica, i cili mbërriti në vendin e aksidentit, deklaroi se  “ faji i palëve të treta nuk mund të përjashtohet ” .

Një tjetër pasagjer i paidentifikuar duhej të bashkohej me fluturimin e tyre, por e anuloi atë në minutën e fundit, raportoi Dailymail, duke cituar shtypin lokal. Taran ka lënë pas tre fëmijë dhe bashkëshorten e tij Olga, themeluese e gazetës web “Hello Monaco”. Familja në fakt ishte banuese në principatë franceze.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH