Sipas metorologëve nga dita e nesërme dhe në vijim, do të ketë rënie të temperaturave, sidomos në zonat e thella dhe malore.
“I gjithë gadishulli i Ballkanit është nën ndikimin e një qendre të presionit të lartë atmosferik. Vijon moti i kthjellët, intervale të gjata me diell pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore. Orët e pasdites do të kemi shfaqjen e vranësirave në zonat malore, por nuk priten reshje.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe ditën e nesërme. Edhe nesër Shqipëria mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët. Sa i përket tablosë termike, sot minimalet janë 8 gradë në Bulqizë, maksimale mbeten të larta deri në 29 gradë.
Nesër do të kemi rënie në shumë zona me dy gradë. Temperaturat priten të zbresin deri në 7 gradë në zonat e thella.
Nesër e në vijim fillon moti e freskohet gradualisht, deri në fund të terrorit do afrohen edhe vlerat klimatike.
Kosova dhe Maqedonia mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Temperaturat sot edhe nesër mbeten konstante”.