Aktualitet

Meta takon Kreun e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Meta takon Kreun e Grupit Parlamentar të Miqësisë

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Hiroshi Hase dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Minoru Kiuchi.

Lajmin e ka dhënë vetë kreu i Shtetit me një postim në Facebook, ku shkruan se "ndamë të njëjtin qëndrim për nevojën e thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe promovimit të Shqipërisë, si një destinacion potencial i investimeve dhe projekteve japoneze në rajon".

"Pata sot një takim të frytshëm me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Japoni-Shqipëri, z.Hiroshi Hase dhe Sekretarin e Përgjithshëm z.Minoru Kiuchi, dy personalitete të shquara japoneze, të palodhur jo vetëm për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar, por edhe të miqësisë mes dy vendeve tona.

Ndamë të njëjtin qëndrim për nevojën e thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe promovimit të Shqipërisë, si një destinacion potencial i investimeve dhe projekteve japoneze në rajon. ?????", shkruan Meta në Facebook. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/pcb.2564874200225504/2564874050225519/?type=3&theater

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH