Presidenti Ilir Meta ka publikuar një letër të ambasadës shqiptare në Greqi drejtuar Ministrisë së Jashtme në datën 5 gusht, ku e paralajmëron për masat e reja të vendosura nga shteti fqinj.
Meta thotë se ambasada shqiptare ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm.
Por sipas tij kryeministri Edi Rama i cili është njëkohësisht dhe ministër i Jashtëm pushon "për shtatë palë qejfe".
Postimi i Ilir Metës:
Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre!
Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama.
Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!
