Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në Tokio të Japonisë dhe sot ka shpërndarë një foto të veçantë, ku shihet duke mbajtur në krahë një fëmijë.
"Fëmijët janë njësoj të mrekullueshëm në të gjithë botën!", shkruan Meta.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2566706623375595/?type=3&theater
Përveç takimeve të tjera zyrtare ai mori pjesë edhe në ceremoninë e kurorëzimit të Mardhërisë së tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.
"Shumë i nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.
I urova jetë të gjatë dhe suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme, me besimin e plotë se gjatë Erës së Madhërisë së Tij, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen më tej! ?????", shkruante Meta. /Gazeta Liberale