Aktualitet

Meta: Nuk iki nga sheshi pa u kthyer shqiptarëve referendumin!

Shkruar nga Liberale
Meta: Nuk iki nga sheshi pa u kthyer shqiptarëve referendumin!

Presidenti Ilir Meta mbetet i vendosur për tubimin e 8 dhjetorit.

Ilir Meta: Nuk do të iki nga sheshi derisa ti kthejmë popullit shqiptar të drejtën për referendumn që ka në Kushtetutë. Me këtë klasë politike jeni të pashpresë.

Po kthehem aty ku është kryefjala, deri në ndarjen e Shqipërisë nga epoka e tradhtimit të demokracisë nga kjo klasë politike dhe hapjen e një epoke të re, atë të një demokracie të drejtpërdrejtë, që ushtrohet përmes referendumit. Populli shqiptar me Kushtetutën që ka zgjedhur vetë me referendum, ka vendosur referendumin: 1. Përmes 50 mijë shtetasve, populli ka të drejtën e referendumit. 2. Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje të shtrohet në referendum.

Në 21 vite nuk kemi asnjë referendum, sepse politika e ka bllokuar qëllimisht. Ndaj dhe unë, si President i Republikës kam vendosur pas përpjekjeve për dialog me opozitën, qeverinë, Kuvendin, të zbresë në shesh dhe nuk do të iki nga sheshi, deri sa t’i kthejmë popullit shqiptar të drejtën e referendumit, të detyrojmë Parlamentin për të zbatuar këtë të drejtë kushtetuese. Shqiptarët janë të pa shpresë. E vetmja rrugë për një të ardhme më të mirë është të filloni të ushtroni demokracinë direkte, përndryshe pas disa viteve këtu nuk do të ketë më shqiptarë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH