Aktualitet

Meta: Kam fuqinë që ta bëj Ramën të mos ketë vrimë ku të rrijë

Shkruar nga Liberale
Meta: Kam fuqinë që ta bëj Ramën të mos ketë

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka ashpërsuar tonet në drejtim të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me Arjan Çanin, Presidenti u shfaq i revoltuar pas deklaratës që Ramës se Meta është dëshmor, duke e quajtur atë qen bir qeni, ndërsa e paralajmëroi se “Meta ka atë fuqinë që ta bëjë sot atë të mos ketë vrimë që të rrijë në Shqipëri.”

"Unë jam Ilir Meta dhe jam nga Skrapari. Mua më thotë ai dëshmor, more qen bir qeni. Vojo Kushi është president sot.

I thuaj Sorosit të vijë këtu dhe të bëjë investime, por të vijë dhe të zbrazë vendin kjo nuk bëhet ia kam thënë para dy vitesh.

Meta ka atë fuqinë që ta bëjë sot atë të mos ketë vrimë që të rrijë në Shqipëri. Po vdesin njerëzit në spitale dhe nuk i deklarojnë. Shteti është marrë peng nga një bandë që kontrollohet nga Sorosi", deklaroi Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH