Aktualitet

Vidhte pllakat e mermerit në varreza dhe i shiste, arrestohet 48-vjeçari në Maliq

Shkruar nga Liberale

Vidhte pllakat e mermerit në varreza dhe i shiste, arrestohet

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Varrezat”, dhe ka arrestuar autorin e disa rasteve të vjedhjes së bazamenteve të mermerit në varrezat e qytetit.

I ndaluari është shtetasi B.M, 48 vjeç, banues në fshatin Vloçisht të Maliqit, i cili ushtronte aktivitet në fushën e shërbimeve funerale.

Ai akuzohet se në kohë të ndryshme ka hyrë në varrezat e Korçës dhe ka kryer vjedhjen e pllakave prej mermeri dhe graniti, të cilat i merrte në punishten e tij dhe i shiste.

48-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhunimi i varreve”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH