Aktualitet

Meta: E papranueshme logjika që për pasuri si Butrinti shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi

Shkruar nga Liberale
Meta: E papranueshme logjika që për pasuri si Butrinti shteti të

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat tha se është e papranueshme logjika që për një pasuri si Butrinti, me rëndësi historike, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi.

Kreu i Shtetit bëri apel, që kjo çështje të marrë kohën e nevojshme dhe të trajtohet me kujdesin maksimal nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Parku Kombëtar i Butrintit është një pasuri e paluajtshme e regjistruar në listën botërore të UNESCO-s. Sipas konventës së Parisit, përgjegjësia mbi këto objekte nuk mund të kalojë në OJF, por mbetet te shteti. Shteti nëse do të aplikojë këtë formë të re administrimi nëpërmjet një fondacioni, duhet të ruante rolin e tij. Presidenti i Republikës nuk është kundër formave të bashkëpunimit shtet-privat, Shtaq më pak me Fondin Shqiptaro Amerikan, por është e papranueshme logjika që për pasuri të tilla si Butrinti, me rëndësi historike, shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi. Nëse qeveria sot deklaron sot mosgarantimin në perspektivë të vlerave si mund ta garantojë atë me një pjesëmarrje në një fondacion ku rolin dhe vendimmarrjen e ka të kufizuar. Kjo çështje duhet të marrë kohën e nevojshme dhe të trajtohet me kujdesin maksimal nga Kuvendi i Shqipërisë”, tha Meta.

Kujtojmë se dje, presidenti ktheu në Kuvend marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit. Sipas tij, kjo marrëveshje cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH