Aktualitet

“Më kishte marrë malli”/ Rama zbulon dhuratën që i ka bërë Thaçit në burgun e Hagës

Shkruar nga Liberale
“Më kishte marrë malli”/ Rama zbulon dhuratën që

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer dje në darkë në emisionin "Opinion" takimin që ka pasur me ish-presidentin Hashim Thaçi në burgun e Haglendenit në Hagë ku ndodhet prej dhjetorit të 2020. 

Pas bashkëbisedimit që ka zgjatur pak më shumë se 2 orë, Edi Rama thotë se ka kuptuar se Hashim Thaçi është edhe më i bindur për pastërtinë dhe domosdoshmërinë e krijimit të UÇK-së.

Rama ka treguar se arsyeja që ka vizituar Thaçin në Hagë është se e kishte marrë malli.

Blendi Fevziu: Cila ishte arsyeja që vizitove Hashim Thaçin në Hagë?

Edi Rama: Tek ai formulari që unë plotësova, pyetja ishte se cila është arsyeja dhe unë shkruajta “më ka marrë malli”. Arsyeja ishte se më kishte marrë malli.

Blendi Fevziu: E shkruajte sinqerisht atë?

Edi Rama: Natyrisht që sinqerisht.

Gjatë bisedës, kryeministri Rama ka zbuluar se i ka dërguar dhuratë në Hagë ish-presidentit të Kosovës një arkë me libra të cilat lidhen kryesisht me historinë e shqiptarëve.

Blendi Fevziu: Sa kohë qëndruat? Qëndruat disa orë besoj?

Edi Rama: Po kemi qëndruar disa orë.

Blendi Fevziu: Cila ishte tema e bisedës?

Edi Rama: Kemi folur për të gjitha gjërat, kemi folur për shëndetin dhe më ka treguar që për herë të parë qëkur bën analiza, trupi i tij është me të gjitha parametrat optimal. Më ka treguar për stërvitjen që bën, kemi folur për libra të ndryshëm.

Blendi Fevziu: I çove dhuratë?

Edi Rama: Po, një arkë të madhe me libra, por nuk e mori në atë moment sepse duhet të kalonte në një proces… Çova një mori librash. Kryesisht libra që lidhen me historinë e shqiptarëve, që tek Skëndërbeu, tek librat që kanë dalë për Zogun, për fëmijërinë e Zogut, për fëmijërinë e Zogut. Pastaj libra për Ballkanin dhe kështu me radhë dhe besoj se do t’i pëlqejnë. Besoj se ka lexuar ndonjë tek-tuk por nuk besoj t’i ketë lexuar që të gjithë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH