Showbiz

"Më bëri njeri më të mirë", Oprah Winfrey për Tina Turner: Ajo nuk kishte frikë nga vdekja, ishte kurioze dhe e emocionuar

Shkruar nga Liberale
"Më bëri njeri më të mirë", Oprah Winfrey
Pas një beteje të gjatë me sëmundjet, Tina Turner “u largua” nga bota mbrëmjen e së mërkurës në moshën 83-vjeçare. Vdekja e ikonës muzikore ka përhapur trishtim në botën e artit, e cila po ia jep lamtumirën e saj me postime dhe deklarata emocionuese. Oprah Winfrey jo vetëm që e kishte takuar Tina Turner si një interpretuese legjendare, por kryesisht si shoqen e saj të mirë. Prezantuesja 69-vjeçare ka shpërndarë në Instagram një sërë fotosh të përbashkëta të tyre, nga vitet që kanë kaluar së bashku. “Unë e fillova si një fanse e Tina Turner dhe u rrita në një grup, duke e ndjekur nga koncerti në koncert në të gjithë vendin dhe përfundimisht u bëmë mikesha të vërteta”, shkruan ajo. "Ajo është perëndesha jonë e përjetshme e rock 'n' roll-it, e cila përmbante një fuqi të madhe të brendshme që u rrit gjatë gjithë jetës së saj. Ajo ishte një model jo vetëm për mua, por edhe për botën. Ajo inkurajoi një pjesë timen që nuk e dija se ekzistonte. Pasi ajo kërkoi lirinë e saj nga vitet e abuzimit në familje, jeta e saj u bë një thirrje e qartë për triumf. I jam mirënjohëse për guximin e saj, që na tregoi se si duket fitorja me veshjen e Manolos dhe një minifund lëkure. Një herë ajo ndau me mua se kur të vinte koha për t'u larguar nga kjo tokë, ajo nuk do të kishte frikë, por do të ishte e emocionuar dhe kurioze. Sepse ajo kishte mësuar se si të jetonte e rrethuar nga bashkëshorti i saj i dashur, Ervini dhe miqtë". Siç përfundoi Winfrey në mesazhin e saj prekës, kjo miqësi e ndihmoi atë të bëhej “një grua më e mirë, një person më i mirë sepse jeta e saj preku timen. Ajo ishte vërtet më e mira”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Oprah (@oprah)

Mick Jagger, ka qenë ndër ata që ka dashur të shpreh keqardhjen e tij, por edhe mirënjohjen për ndihmën që i ka ofruar këngëtarja e njohur, teksa ka ndarë disa foto të saj dhe disa prej tyre së bashku. “Jam shumë i pikëlluar për ndarjen nga jeta të shoqes sime të mrekullueshme Tina Turner. Ajo ishte vërtet një interpretuese dhe këngëtare jashtëzakonisht e talentuar. Ajo ishte frymëzuese, e ngrohtë, qesharake dhe bujare. Ajo më ndihmoi shumë kur isha i ri dhe nuk do ta harroj kurrë”, shkruan ai. [gallery columns="1" size="full" jnewsslider="true" ids="1356773,1356774"] Eros Ramazzotti ka dashur t'i japë lamtumirën duke publikuar në llogarinë personale në Instagram një video të përbashkët të tyre. “Jam thellësisht i tronditur nga lajmi i vdekjes së një prej artisteve femra më të mëdha të të gjitha kohërave, një gruaje e madhe, një ikonë botërore. Tina ka qenë një simbol për të gjithë ne në çdo formë, artistike dhe njerëzore. Po humbasim një njeri të madh. Lamtumirë Tina, do të jem gjithmonë mirënjohës”, shkruan këngëtari. Turner dhe Ramazzoti kanë bashkë një prej këngëve më ikonike të titulluar "Cpse della vita".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Eros Ramazzotti (@ramazzotti_eros)

Njerëz të tjerë të njohur iu janë bashkaur homazheve për këngëtaren. Beyoncé tha se ajo ishte "mishërimi i pasionit dhe fuqisë", ndërsa familja Obama e lavdëroi atë për "këndimin e së vërtetës së saj përmes gëzimit dhe dhimbjes". Atyre iu bashkua presidenti aktual i SHBA-së Joe Biden, i cili vuri në dukje se Turner e kishte filluar jetën si bijë fermeri dhe përshëndeti "talentin e saj një herë në brez". Këngëtarja amerikane Gloria Gaynor tha se Turner "hapi rrugën për kaq shumë gra në muzikën rock, bardh e zi". “Ajo bëri me shumë dinjitet dhe sukses atë që shumë pak do të kishin guxuar ta bënin në kohën e saj dhe në atë zhanër të muzikës”. Një tjetër bashkëkohëse, Diana Ross, tha se ishte "e tronditur" dhe "e pikëlluar" nga vdekja e Turner; ndërsa Dionne Warwick e kujtoi atë si një "top të përjetshëm energjie"./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH