Takimi trepalësh i mbajtur në Ohër mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, u ndërpre pasite pa marrëveshje, për të rinisur sërish në orët e mbrëmjes. Të pranishëm në takim ishin dhe shefi i diplomacisë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në qendër të takimit ishte diskutimi për planin franko-gjerman që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.