Aktualitet

Mblidhet Komisoni për Metën, kërkohet miratimi i shtesave hetimore

Shkruar nga Liberale
Mblidhet Komisoni për Metën, kërkohet miratimi i shtesave

Sot është mbledhur sërish Komisioni Hetimor i ngritur për hetimin e Presidentit Meta nëse ka kryer apo jo shkelje për dekretet për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Pas marrjes së një opinioni nga ana e Komisionit të Venecias, Komisioni ka zgjeruar objektin e hetimit dhe për veprimet e presidentit në zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Miratimi i procesverbalit të mbledhjeve të komisionit datë 18.09.2019 dhe 03.12.2019; Miratimi i shtesave në Planin e Hetimit të Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, si dhe për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës së ndjekur nga Presidenti i republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues”, thuhet në njoftimin e Parlamentit. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH