Aktualitet

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së/ Ja kush do ta zërë vendin e Bardhit, emrat e 4 nënkryetarëve të ri

Shkruar nga Liberale
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së/ Ja kush do ta zërë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, tek i cili priten të merren disa vendime. Këshilli Kombëtar pritet të zgjedhë kryetarin e këtij forumi, i cili është propozuar të jetë ish-kandidati për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

Po ashtu edhe Enkelejd Alibeaj pritet të zgjidhet sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike duke zëvendësuar Gazment Bardhin. Po ashtu janë propozuar katër emra për nënkryetarët, ndërsa pritet votimi i tyre.

Ndërkohë, Jemin Gjana i njohur ndryshe si besnik i “thekur” dhe i dëshmuar i Bashës, pritet të jetë kryetari i Komisionit Zgjedhor.

Nënkryetarët:

Flutura Açka

Kreshnik Çollaku

Orjola Pampuri

Roland Bejko.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH