Aktualitet

Mblidhet Bordi i Transparencës, bie sërish çmimi i naftës

Shkruar nga Liberale
Mblidhet Bordi i Transparencës, bie sërish çmimi i naftës

Bie sërish, për herë të dytë brenda javës, çmimi i naftës dhe i benzinës në vendin tonë. Pas vendimit të Bordit të Transparencës, i mbledhur më datë 2 Shkurt 2023, kanë pësuar sërish ndryshim çmimet e përcaktuara, në mbledhjen e fundit.

Nga 200 lekë që ishte çmimi i naftës ra sot në 197 lekë për litër. Rënie të lehtë pësoi edhe benzina, që sipas vendimit të fundit do të shitet me 189 lekë/litri nga 190 lekë për litër që tregtohej pas vendimit të kaluar. Me 69 lekë/litri nuk ka ndryshuar çmimi i gazit.

Vendimi i Bordit të Transparencës, 2 shkurt 2023:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 2 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH