Shtetasja Merita Hajdari, është paraqitur në SPAK pasi i është falsifikuar firma dhe i janë përdorur të dhënat personale në aferën e inceneratorëve.
Ajo nuk është gjë tjetër veç se një mbledhëse e kanoçeve nëpër koshat e mbeturinave në Tiranë.
Emri i saj del si përfituese e kompanive prej disa miliona eurosh, por Merita Hajdari në të vërtetë rezulton se mbledh kanoçe dhe mbetje të tjera të riciklueshme në koshat e mbeturinave në rrugët e Tiranës.
Në SPAK, ajo ka thënë se merret me mbledhje kanaçesh në rrugë e kosha mbetjesh dhe nuk ka lidhje me ato çfarë përmbajnë dokumentet që e bëjnë pronare kompanish.