Policia ka reaguar për lajmin e publikuar më parë në lidhje me plagosjen e një 40-vjeçari në një lokal në zonën e ish-Bllokut, mesditën e së shtunës.
Në një njoftim për mediat, Policia sqaron se nuk e ka fshehur ngjarjen për plagosjen e Eder Dorzit, por nuk ka reaguar për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve.
Autoritetet kanë mundur në fakt t’i identifikojë dy autorët dhe i kanë shpallur në kërkim.
"Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftim.