Aktualitet

Manastirliu mesazh urimi për Krishtlindje: Ta mbrojmë jetën dhe të sigurojmë që e nësermja të jetë më e sigurt dhe...

Shkruar nga Liberale
Manastirliu mesazh urimi për Krishtlindje: Ta mbrojmë jetën dhe

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një videomesazhi ka uruar për ditën e Krishtlindjes të gjithë shqiptarët, personelin mjekësor dhe punonjësit e qendrave të përkujdesit social.

“Të dashur profesionistë të shëndetit, në shërbim të misionionit që keni zgjedhur, sakrifikoni pa reshtur kohën që mund të kalonit me njerëzit e dashur dhe familjen, për të shërbyer pa orare për ata që kanë nevojë për kujdesin tuaj. Në një kohë kur çdokush mblidhet të festojë me njerëzit e dashur, ju jeni edhe sot duke shërbyer me profesionalizëm dhe dhembshuri në shërbimet tona spitalore sikurse do të jeni në gatishmëri gjatë festave të këtij fundviti. Një falenderim e urim nga zemra për të gjithë kudjestarët, edukatorët, punonjësit sociale, psikologët dhe stafit tonë të mbrojtjes sociale, që rrisin me dhembshurinë e prindit fëmijët pa kudjes prindëror, kujdesen për të moshuarit e vetmuar e për njerëzit me aftësi ndryshe, si në një familje”, tha Manastirliu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH