Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme do të mbërrijnë edhe 11,700 vaksina Pfizer. Deklarata e ministres erdhi teksa ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të punonjësve të fabrikave.
“Kemi ndjekur si po shkon procesi i vaksinimit. Kemi disa javë që kemi filluar duke përfshirë edhe punonjësit e fasonerive. Janë vaksinuar me dozën e parë më shumë se 6 mijë punonjës të fasonerive. Ritmet janë të larta. Kemi vaksinuar mbi 600 mijë qytetarë. Kemi më shumë se 740 mijë vaksina.
Sot pritet 11 700 doza të vaksinës Pfizer nga dy kontrata që kemi. Do të vijojmë me intensifikimin nëpërmjet të gjitha strukturave tona,” tha Manastirliu.