Magazinë

Ja si dukej Olta Boka në muajin e 9-të të shtatzënisë (Video)

Shkruar nga Liberale

Ja si dukej Olta Boka në muajin e 9-të të shtatzënisë

Ditën e djeshme, këngëtarja Olta Boka ka surprizuar ndjekësit e saj me një postim në Instagram ku lajmëroi se është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmi se Olta Boka është bërë nënë e një djali ka kapur “pa pregatitur” fansat dhe ndjekësit e saj pasi ajo zgjodhi ta mbaj të fshehtë shtatzëninë për 9 muaj.

Por kjo nuk ishte surpriza e vetme e Olta Bokës ditën e djeshme. Këngëtarja ka publikuar edhe një këngë që e ka bërë gjatë pritjes së ëmbël, duke shuar kështu edhe kuriozitetin e ndjekësve se si dukej ajo në shtatzëninë e dytë.

“Në muajin e 9 të shtatzanise realizova këtë këngë pa një simbolikë të vecantë, por si një dhuratë për të gjithë dashamirësit e muzikës sime, të cilët janë të duruar me mua dhe nuk kursejnë asnjehere dashurinë kundrejt meje!

Ishte ndjesi e veçante te xhiroje shtatzene e ndaj vendosa ta publikoja ne diten e lindjes së Brel-it.”, shkruan këngëtarja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH