Kur Graciano Tagani u rifut në shtëpinë e “Big Brother VIP3” u përfol shumë se ai dhe Argjira Spanca i kishin dhënë fund romancës së tyre.
Vetë balerini në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pranoi se kishte një krisje mes tij dhe moderatores. Por ai ishte i bindur në dashurinë e tyre.
E teksa rrugëtimi i tij mbaroi në reality show, Graciano duket se i ka rregulluar marrëdhëniet me Argjirën. Kjo e fundit gjatë një lidhje live me “Procesin Sportiv” konfirmoi se Tagani ishte me të në xhirimet e “She’s on Top”.
Ndërkohë nga postimet në rrjetet sociale është vënë re se ata të dy kanë qenë mbrëmë së bashku në “After Party” e “Big Brother VIP3”.
Madje balerini i njohur ka postuar një video në “Instastory” ku shfaqet pikërisht me partneren e tij duke qeshur.