Real Madrid fiton dhe “arratiset”. Skuadra e Carlo Ancelottit, ka lënë pas momentin e vështirë, pas humbjes së Superkupës ndaj Barcelonës, teksa ka mundur pa probleme skuadrën e vendit të fundit në renditje Real Valladolid, me shifrat 0-3.
Protagonist i mbrëmjes ishte sulmuesi francez Kylian Mbappe, i cili realizoi një hat-trick, duke konfirmuar se përse “Los Blancos” e kërkoi aq shumë atë verën e shkuar për ta shkëputur nga PSG.
Në minutën e 30 do të ishte një aksion mjaft i bukur i madrilenëve që mbyllin trekëndëshin mes Bellingham dhe Mbappe, me këtë të fundit që nuk fali brenda zonës, për të gjetur avantazhin. Në pjesën e dytë, do të vinte minuta e 57, kur braziliani i Rodrigos dha një asist për Kylian Mbappe, me këtë të fundit që gjeti saktë cepin e majtë të portës për golin e dytë. Tripleta për Mbappe do të konkretizohej vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur francezi do të shndërronte saktë në gol një 11 metërsh.
“I mrekullueshëm”, “Vrasësi Mbappe”, shkruajnë me superlativa ditën e sotme mediat prestigjoze spanjolle, duke vlerësuar maksimalisht performancën e sulmuesit francez të Real Madrid.

