Sport

Tatuazhi i Jurgen Gjasulës tërheq vëmendje në studion e Luana Vjollca, zbulohet dedikimi pas tij. Moderatorja: Sa bukur!

Shkruar nga Liberale

Tatuazhi i Jurgen Gjasulës tërheq vëmendje në studion e

Klaus Gjasula padyshim që krenoi të gjithë shqiptarët me golin e tij në limit të kohës që solli barazimin me Kroacinë.

I ftuar në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Gjasula tregoi emocionet e kësaj ndeshje ku mes të tjerash tregoi edhe se si u ndje në momentin e autogolit. “Vdiqa njëherë dhe pastaj erdha prapë”, është shprehur Klaus Gjasula për këtë moment, pasi e dinte që edhe pse nuk ishte në dorën e tij gjithsesi nëse Kombëtarja humbiste ndeshjen ai do të ndihej fajtor.

Pyetja e Kastriot Çaushit për vëllezërit Gjasula në spektaklin “Kampionët” në Tv Klan iu drejtua Jurgenit. I ulur pranë tij, Çaushi pikasi tatuazhin e veçantë të djalit të madh të familjes që i tërhoqi vëmendjen. Duke treguar krahun, Jurgeni zbuloi dy portretet e veçanta dhe i shoqëroi me një batutë.

Kastriot Çaushi: Ka një tatuazh shumë të bukur këtu te dora e majtë.

Jurgen Gjasula: Është mamaja.

Marina Vjollca: Oh sa bukur!

Jurgen Gjasula: Kam dhe babin. Para se të martoheshin.

Kastriot Çaushi: I ke dashur më shumë sesa vëllai. Ai nuk ka asnjë. I keni ndarë këto gjëra.

Jurgen Gjasula: Ky është më shumë ‘good guy’, unë jam ‘bad guy.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH