Sport

Shipëri-Angli/ Sylvinho: Jemi gati! Ndeshje e vështirë por edhe tërheqëse

Shkruar nga Liberale

Shipëri-Angli/ Sylvinho: Jemi gati! Ndeshje e vështirë por edhe

Një ndeshje e vështirë, por e gjitha për t’u luajtur dhe shijuar. Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo e di mirë se çfarë do të thotë të luash kundër Anglisë dhe në një stadium si “Ëembleu”.

Por të gjitha këto, por edhe problemet me mungesat dhe koha e shkurtër për të përgatitur sfidën nuk ia vetëbesimin teknikut kuqezi.

Eshte e vertetë që kemi patur probleme me Ismajlin dhe Kumbulla, por do të vendosim gjithçka përpara ndeshjes. Por kemi dy mbrojtës të tjerë si Ajeti dhe Mihaj që luajnë shumë mirë.

Nuk kishim shumë kohë, por kjo kohë duhet të mjaftojë. Nuk ka kohë, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha kombëtaret. Do të jetë një ndeshje e vështirë por edhe tërheqëse. Do të jetë e vështirë, por jemi gati”.

Ekuacionit të vështirë i shtohet e panjohura Tuchel, trajneri që debuton në pankinën e Anglisë.

Kemi studiuar punën e Tukel dhe kombëtares së Anglisë. Është një trajner që pëlqen të luajë në sulm dhe ka shumë lojtarë të mirë në dispozicion. Por të jem I sinqertë. Ne jemi të qartë, ata janë të qartë. Siç thashë do të jetë e vështirë, por jemi gati.

Nuk na intereson sistemi, por lojtarët dhe ata kundërshtarë janë shumë të fortë, për mënyrën si luajnë. Do të jetë një sipërmarrje e vështirë në mbrojtje, por edhe në sulm. Ne kemi punuar në të dyja aspektet. Por është një ndeshje që duhet shijuar në një stadium të mrekullueshëm.”

Silvinjo nuk zbuloi asgjë sa i përket formacionit, por I shpëtuan disa detaje sa i përket qasjes që do të ketë skuadra kuqezi.

“Unë dhe Zabaleta e njohim mirë ritmin e Premier Ligës, me kampionatin e fortë dhe me lojtarët më të fortë të botës. Është e sigurt që nuk mund të luajmë 1 kundër 1 dhe jo vetëm kombëtarja e Shqipqrisë. Por edhe shumë skuadra të tjera nuk mund të luajnë një kundër një ndaj Anglisë. Ne kemi përgatitur ndeshjen tonë.”

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi seancën e fundit stërvitore në “Ëembley”, duke I dhënë dorën e fundit përgatitjeve për sfidën debutuese në eliminatoret e “Botërorit 2026” kundër Anglisë. Gjithsesi, Silvinjo do të vendosë formacionin vetëm përpara ndeshjes, kur të jetë I sigurtë dhe për gjëndjen fizike të të gjithë lojtarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH