Goditje e rëndë për Manchester City-n dhe kombëtaren e Spanjës. Mesfushori Rodri, i cili u dëmtua ndaj Arsenalit, ka këputur ligamentet në gjurin e tij të djathtë.
Kjo bëhet e ditur nga spanjollja “Marca”, ndonëse ende mungon njoftimi zyrtar nga klubi anglez. Sipas medias spanjoll, analizat e kryera, kanë zbuluar një këputje të ligamenteve në gjurin e djathtë të Rodrit.
Lojtari ka udhëtuar drejt Spanjës, aty pritet t’i konfirmohet dëmtimi i rëndë. Lojtari duhet t’i nënshtrohet operacionit dhe nëse kjo ndodh, atëherë sezoni për të do të quhej i mbyllur, pasi dëmtime të tilla duan kohë të gjatë për rikuperim.
Moment i vështirë për lojtarin, që sapo ishte kthyer nga një dëmtim i pësuar në Europianin e verës.