Sport

REUTERS/ Nga goli më i shpejtë te tifozët e saj fantastikë, Shqipëria surpriza e këndshme e Euro 2024

Shkruar nga Liberale

REUTERS/ Nga goli më i shpejtë te tifozët e saj fantastikë,

Shqipëria zhvilloi ndeshje të shkëlqyera ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës, trajneri brazilian Sylvinho krenar për paraqitjet e ekipit të tij. Pavarësisht eliminimit, tifozët kuqezi janë të kënaqur me performancën e kombit të tyre në EURO 2024 - shkruhet në artikullin e Reuters

Shqipëria po kthehet në shtëpi pas mbylljes së fazës së grupeve në Euro 2024 me vetëm një pikë, por ky fakt nuk tregon asgjë për kontributin e tyre të shkëlqyeshëm në turne, në betejat pasionante të “David and Goliath” kundër tre prej ekipeve më të mira të turneut.

Skuadra e dytë e kuotuar më ulët në Gjermani dhe përballë kampionëve në fuqi, Italisë, në ndeshjen e tyre hapëse, trajneri brazilian Sylvinho nuk mund ta imagjinonte kurrë në ëndrrat e tij më të çmendura se sa mirë do të fillonte turneu i dytë i madh i Shqipërisë.

Nga fishkëllima e parë, Shqipëria bëri vetëm tre pasime, Italia ngatërroi një rivënie dhe Nedim Bajrami në vetëm 23 sekonda ia doli të shënonte golin më të shpejtë në Europian. Një dëlir në mesin e dhjetëra mijëra tifozëve të veshur kuqezi në Dortmund, kaos në lokale dhe shtëpitë e kryeqytetit shqiptar, Tiranë - dhe një moment i paharrueshëm për kombin krenar ballkanik.

Italia më pas shënoi dy gola, por Shqipëria nuk u dorëzua deri në fund, dhe për pak sa nuk barazoi, duke marrë duartrokitje të forta në stadium dhe duke bërë që tifozët të ngrinin vetullat në mbarë botën për një ekip që askush nuk i kishte dhënë shpresë.

Kundër Kroacisë në ndeshjen e radhës të Grupit B, Shqipëria i emocionoi sërish tifozët e saj pasi sfidoi shanset për të barazuar 2-2, me një gol në sekondat e fundit, në një nga ndeshjet më pulsuese dhe emocionuese të turneut deri më tani.

REUTERS/ Nga goli më i shpejtë te tifozët e saj fantastikë,

Kuqezinjtë ishin më të përmbajtur në ndeshjen e tyre të tretë, edhe pse pësuan një humbje minimale 1-0 nga Spanja, por gjithsesi i dhanë kundërshtarëve të tyre shumë momente të pakëndshme nëpërmjet “plaçkitësve” Jasir Asani dhe Kristjan Asllani.

 “Në përgjithësi do ta konsideroja një paraqitje pozitive tonën, në këtë turne”, tha kapiteni i Shqipërisë, Berat Djimsiti. Gjithçka është e mundur në futboll dhe, me pak fat, ne mund të kishim bërë edhe më shumë”.

Sylvinho, i cili solli kolegun brazilian Doriva dhe argjentinasin Pablo Zabaleta për të punuar përkrah tij në Tiranë, nuk duket i penduar. Ai foli emocionalisht se si ekipi i tij i ri dhe i papërvojë ishte përmirësuar gjatë një viti e gjysmë që kur ai mori drejtimin e Shqipërisë dhe sesi u bë krenar në një grup të frikshëm që e kishte lënë për netë të tëra pa gjumë.

"Po të kthehemi gjashtë muaj më parë, shumë njerëz mendonin se do të pranonim tre, katër ose pesë gola në çdo ndeshje. Por nuk ndodhi kështu," - tha trajneri. - “Kemi arritur të garojmë kundër tre kombëtareve të mëdha”. Federata ambicioze e futbollit e Shqipërisë shpreson që përvoja në Gjermani ta ndihmojë  në të ardhmen, në pjesëmarrje më të rregullta në finale.

REUTERS/ Nga goli më i shpejtë te tifozët e saj fantastikë,

Një gjë për të cilën mund të jenë të sigurt është mbështetja e jashtëzakonshme e tifozerisë së Shqipërsië. Shumë në Gjermani mbetën të befasuar kur panë shqiptarët në numër të madh se italianët në ndeshjen hapëse, dhe kjo vazhdoi gjatë gjithë kohës. Zhurma dhe ngjyra e tifozëve përputheshin me numrin e madh të tyre.

Disa erdhën nga Shqipëria, të tjerë nga diaspora shqiptare. - "Nëse ka pasur një trofe për tifozët, atëherë ne e kemi fituar atë," tha Faton Shkodra, 33 vjeç, teksa shfaqet duke kërcyer në një shatërvan me miqtë në Hamburg pas ndeshjes me Kroacinë, i mbështjellë me flamuj të kuq me simbolin e shqiponjës dykrenare të kombëtares. - “Ne jemi shumë krenarë për lojtarët tanë, ata janë shumë krenarë për ne”. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH