Sport

PROFIL/ Futbolli shqiptar në zi! Ndahet nga jeta legjenda e Kombëtares, Sefedin Braho

Shkruar nga Liberale
PROFIL/ Futbolli shqiptar në zi! Ndahet nga jeta legjenda e

Sot një ditë e trishtë për futbollin shqiptar! Kjo pasi Sefedin Braho, emër i madh i Luftëtarit, kampion me Partizanin, pjesë e Kombëtares shqiptare, është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të diele.

Më shpejtësinë dhe driblimet e tij fitoi zemrat e tifozëve gjirokastritë dhe të gjithë atyre që e dashurojnë futbollin.

Sefedin Braho është përshkruar si futbollisti më i shpejtë i kampionateve shqiptare ndër vite. Një start dhe sprint si të tijin, rrallë kanë parë pistat dhe fushat e futbollit.

Ai spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij.

Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me ekipin përfaqësues ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

 

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH