Sport

Ndryshime në Kombëtare! Njihuni me “Modriçin shqiptar” që do t’i bashkohet për herë të parë skuadrës së Silvinjos

Shkruar nga Liberale

Ndryshime në Kombëtare! Njihuni me “Modriçin

Ndryshime të detyrueshme në listën e Kombëtares për shkak të dëmtimeve. Trajneri Silvinjo, ka ftuar për herë të parë në ekipin e parë, mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai.

Ky i fundit do të bashkohet me stërvitjen e Kombëtares A këtë të martë dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Çekisë më 11 Tetor dhe Gjeorgjisë më 14 Tetor.

Ndryshime në Kombëtare! Njihuni me “Modriçin

Mediat kroate dhe vetë trajneri i U-21, Alban, Bushi e kanë cilësuar Fetain si “Modriçin e ri”.

Feta Fetai, pasi shkëlqeu në futbollin e moshave të Maqedonisë së Veriut, u bashkua me skuadrën e Lokomotiv Zagreb, në Ligën e Parë kroate, ku gjithashtu arriti të shkëlqejë.

Në dy ndeshjet e radhës për arsye dëmtimi kuqezinjve do tiu mungojë Berat Djimsiti.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH