Sezoni i Serge Gnabry do të përfundojë njësoj siç filloi, i dëmtuar. Këtë mëngjes, Bayerni konfirmoi se sulmuesi do të jetë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një çarjeje muskulore në bicepsin femoral të këmbës së tij të majtë.
Koha e parashikuar e pushimit mjekësor është rreth gjashtë javë. Ndaj, pritet që Julian Nagelsmann të mos e llogarisë për finalet e Evropianit, që nisin pas pak më shumë se një muaji.
Lëndimi ndodhi gjatë pjesës së parë të ndeshjes së kthimit kundër Realit të Madridit në “Santiago Bernabeu”. Thomas Tuchel i dha mundësinë të ishte titullar në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit… dhe nuk qëndroi as 30 minuta në fushë.