Sport

“Halli” i Sylvinho-s për ndeshjen me Anglinë, opsion edhe ndryshimi i skemës

Shkruar nga Liberale

“Halli” i Sylvinho-s për ndeshjen me Anglinë, opsion edhe

Mungesat e  rëndësishme për arsye dëmtimesh do të kondicionojë jo pak formacionin e trajnerit Silvinjo për sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Shqetësimi kryesor i trajnerit të kombëtares është padiskutim dueli i të premtes në Wembeley përballë ‘Tre Luanëve”.

Rivali është një kombëtare mjaft cilësore, 10-fish më e shtrenjtë në shifrat e kartonëve të lojtarëve në raport me kuqezinjtë, dhe padiskutim favoritët kryesorë për të fituar grupin tonë eliminator.

Kësisoj, dueli në Londër është shumë i vështirë në planin e pikëve, por është me rëndësi paraqitja dinjitoze.

Dueli i parë ndaj më të mirëve të grupit vjen në një moment jo ideal për kombëtaren tonë.

Shumë lojtarë mungojnë, të tjerë nuk janë në 100%, ndërsa një pjesë tjetër nuk kanë minuta në këmbë me ekipet e tyre.

Problem më i madh në këtë moment për formacionin janë mungesat në krahët e mbrojtjes.

Elseid Hysaj sapo u kthye në stërvitje me Lacion dhe nuk është i gatshëm për Shqipërinë, ndërsa Mario Mitaj sapo u operua në Angli.

Alternativat në krah janë Ivan Balliou, Andi Hadroj dhe Naser Aliji, opsione jo të linjës së parë në mbrojtjen me katër me të cilën luan trajneri Brazilian i kombëtares tonë.

Ndaj duke marrë në konsideratë alternativat jo optimale sidomos në të majtë mund të projektohet edhe një ndryshim skeme nga Silvinjo të paktën për ndeshjen e parë ndaj Anglisë.

Nisur nga garancia që japin tre qendroret Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti, nuk është e pamundur t’i shohim të tre në fushë ndaj një sulmuesi shpërthyes si ai i “Tre Luanëve”, e në këtë mënyrë Balliu do të postohej më përpara në krah.

Në sulm sidoqoftë në çdo raste përveç skemës, nuk do të ndryshonte asgjë pasi janë favoritë Nedim Bajrami dhe Jasir Asani për të mbështetur sulmuesin favorit Rei Manaj.

Broja që sapo është kthyer nga dëmtimi mund të kënaqet me vetëm disa minuta në Uembli, përballë një Angli ku është rritur si futbollist.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH