Sport

Edmond Hasanbelliu jep dorëheqjen nga Teuta pas 26 vitesh në krye të klubit

Shkruar nga Liberale.al

Edmond Hasanbelliu jep dorëheqjen nga Teuta pas 26 vitesh në krye

Një epokë mbyllet në futbollin shqiptar. Edmond Hasanbelliu, presidenti historik i Teutës së Durrësit, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i klubit pas 26 vitesh në krye të skuadrës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të vetë klubit, ku Hasanbelliu thekson se vendimi vjen pas një periudhe të gjatë përkushtimi dhe se tani kërkon të hapë një kapitull të ri në jetën e tij personale dhe profesionale.

“Me keqardhje, dua të njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit. Kam vendosur që të kërkoj mundësi të reja, pas një periudhe të gjatë angazhimi. Do të mbaj gjithmonë një lidhje të ngushtë me klubin dhe i uroj suksese në të ardhmen,” – thuhet në deklaratën e tij.
Hasanbelliu ishte presidenti më jetëgjatë në Superiore, duke marrë drejtimin e Teutës që në janar të vitit 1999 dhe duke kaluar më shumë se 1100 ndeshje në krye të skuadrës.

Kulmi i suksesit të tij erdhi në vitin 2021, kur Teuta u shpall kampione e Shqipërisë, ndërsa gjatë presidencës së tij klubi fitoi gjithashtu 3 Kupa të Shqipërisë dhe 2 Superkupa.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH