Sport

E bullizuan për pjesëmarrjen e saj në garë, boksierja ka një MESAZH: Mund të vrasë...

Shkruar nga Liberale

E bullizuan për pjesëmarrjen e saj në garë, boksierja ka

Imane Khelif është përballur me kritika, tallje (bullizmi) për pjesëmarrjen e saj në garën e boksit për femra, pavarësisht se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka konfirmuar se ajo është në përputhje me rregulloret e garës. Zemërimi u rrit vetëm pasi ajo mundi Angela Carini të Italisë në vetëm 46 sekonda të enjten (1 gusht).

Khelif, e cila kalon në gjysmëfinalen e 66 kg për femra pas fitores së saj ndaj hungarezes Anna Luca Hamori, ka bërë thirrje për t’i dhënë fund ngacmimeve, raportoi Sky Sports .

Në një intervistë për SNTV, në arabisht, Khelif tha: “I dërgoj një mesazh të gjithë njerëzve të botës që të respektojnë parimet olimpike dhe Kartën Olimpike, të përmbahen nga ngacmimi i të gjithë sportistëve, sepse kjo ka efekte, efekte masive. 

Mund të shkatërrojë njerëzit, mund të vrasë mendimet, shpirtin dhe mendjen e njerëzve. Mund të ndajë njerëzit. Dhe për shkak të kësaj, u kërkoj atyre që të përmbahen nga bullizmi.”

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH