Cristiano Ronaldo u grumbullua nga Portugalia për ndeshjet e Nations League ndaj Polonisë dhe Kroacisë. 39-vjeçari, në një intervistë të dhënë foli edhe për mundësinë që të arrijë shifrën e 1000 golave.
“Mezi pres ta shoh se çka do të ofrojnë këmbët e mia në vitet e ardhshme. Nëse arrin goli i 1000-të, atëherë mirë… por, nëse kjo nuk do të ndodhë, unë tashmë jam golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.
Unë e kaloj jetën duke e shijuar momentin. Tash nuk mund të mendoj për formë afatgjate, e kam thënë se dua ta arrij shifrën e 1000 golave dhe duket se gjithçka është bërë më e lehtë tani.”- tha ai.
Kujtojmë se deri më tani ylli i luzitanëve ka shënuar 908 gola në karrierë.