Sport

" A vërtetë ke fjetur këtu babi?!" Ronaldo i tregon të birit shtëpinë e vjetër ku ka kaluar fëmijërinë, djali s'u beson syve

Shkruar nga Liberale

" A vërtetë ke fjetur këtu babi?!" Ronaldo i

Legjenda e futbollit, Cristiano Ronaldo është një nga shembujt më të mirë të punës së palodhur në sport.

Lojtari, tashmë një multi-milioner nuk ka lindur në një familje të pasur apo të bënte jetë luksoze si tani, por ai luftoi fort që një ditë të luante për Manchester United, Real Madrid dhe të arrijë aty ku është sot. 

Futbollisti ka çuar djalin e tij në shtëpinë e vjetër ku ai ka jetuar,  për t’i treguar atij dhe për të mësuar virtytet e punës së palodhur e këmbënguljes. Ja si ka reaguar i biri sipas Cristiano-s:

Kur pa dhomën e vogël në të cilën unë flija, më tha: “A ke jetuar vërtetë këtu babi?” Ai nuk mund ta besonte. Të rinjtë besojnë se çdo gjë në këtë botë është e lehtë duke përfshirë cilësinë e jetesës, shtëpitë, makinat, rrobat etj. Ata mendojnë se çdo gjë bie nga qielli. Unë mundohem ta bëj djalin tim të kuptojë se këto gjëra nuk vijnë vetëm nga talenti, por mbi të gjitha nga puna e palodhur. Me punë të palodhur dhe vendosmëri, mund të arrini gjithçka që dëshironi. Kjo është ajo që unë përpiqem dhe rrënjos tek djali im dhe të rinjtë që takoj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH