Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia është tërhequr nga aktivitetet publike dhe muzika, prej një kohe të gjatë.
Theksojmë se që kur u kap me kanabis në banesë, këngëtarja duket se ka mbajtur një “low profile”. Ndërkohë gjatë kësaj kohe, ajo ka bërë edhe një ndryshim drastik në pamjen fizike.
Enca ka publikuar sot një foto në “Instagram Story”, ku shfaqet tepër e dobësuar. Gjithmonë ajo është përfolur për format e saj të kolme, por duket se tani ajo ka vendosur të jetë me linja elegante.