Showbiz

VIDEO/ Koha kur Jul Deda mbështeste LUIZIN në BBV, por çfarë mendon këngëtari për aktorin?

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Koha kur Jul Deda mbështeste LUIZIN në BBV, por

Juli Deda është një nga finalistët e këtij edicioni në ‘Big Brother VIP Albania 3’. Fakti që edhe ai është nga Shkodra, shumë kush e ka krahasuar Julin me Luiz Ejllin, fituesin e edicionit të kaluar, i cili po ashtu është shkodran.

Mirëpo, nga ana e tij, ende nuk ka pasur asnjë mbështetje për Julin, i cili vitin që kaloi e shprehu hapur simpatinë për lojën e Luizit.

Përveç faktit që Luizi ishte shok i ngushtë me të vëllain, Juli mendonte se Luizi ishte vitin që shkoi lojtari më i mirë i lojës.

“Më keni shkruar shpesh pse nuk fole një herë për Luizin. E kam shprehur hapur mbështetjen time për Luizin, meqë e kërkoni kështu, për mendimin tim është absolutisht lojtari më i mirë i kësaj loje, përveç kësaj, unë e njoh dhe personalisht përmes vëllait i cili e ka shok dhe mendoj se mbështetja që është krijuar për atë nuk është rastësi dhe padashje….”, thoshte Juli vitin e kaluar në një video, ku shprehte hapur mbështetjen e tij për këngëtarin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH