
Gerta Gixhari dhe Laert Vasili kanë diskutuar për finalistët e tjerë të këtij edicioni të katërt të Big Brother Vip Albania.
Në një moment Gerta i ka shprehur aktorit se dy janë finalistët e tjerë të tjerë të këtij reality show. Bëhet fjalë për Gjestin dhe vetë Gertën.
Laerti: Të tha Jozi që do dalim në finale?
Gerta: Do dalë unë tha jo ti, Jozi ka mbaruar punë me kohë. Unë ty nuk të kisha vendosur në listën e finalistëve sepse ke luajtur shumë pisët. Nuk e meritoje finalen.
Laerti: Ti ke luajtur pisët.
Gerta: Publiku të do, kjo ka rëndësi. Për ty nuk doja të ishe në finale, nuk e dhash as emrin tek lista e finalistëve.
Laerti: Kush janë për ty dy të tjerët?
Gerta: Unë edhe Gjesti besoj, besoj e them për Gjestin jo për veten.