Showbiz

Gerti Beqiraj dhe Xhuli Nura konfirmojnë ndarjen. Çfarë ndodhi me çiftin?

Shkruar nga Liberale.al

Gerti Beqiraj dhe Xhuli Nura konfirmojnë ndarjen. Çfarë ndodhi

Gerti Beqiraj ka konfirmuar publikisht ndarjen me modelen e njohur shqiptare, Xhuli Nura. Në një interviste për “Kosova Today”, ai tregon se si nisi e gjithë kjo marrëdhënie, sfidat me të cilat u përballën për biznes e deri te ndarja.

I njëjti thekson se ndarja u bë në mënyrë paqësore dhe se nuk kishte drama në këtë mes.

“Çdo lidhje nëse nuk përputhen dy partnerë dy njerëz e ka edhe ndarjen. Me shkrime me kontakte ia ka nisur në janar të vitit 2024. Në verë ia kemi nisur të dalim më shumë me u njoftu. Nga ana ime nuk ish bërë asnjëherë mediatike as lidhja as ndarja”, u shpreh ai.

Ai thekson se gëzon respekt të madh për ish-banoren e Big Brother VIP Kosova dhe se flasin akoma.

“Kam respekt për të, akoma kur shihemi flasim, rrimë, por për lidhje nuk ka funksionuar. Nuk kemi shkuar shumë thellë. Nuk bashkëpunoj më, ajo e ka rrugën e vet unë e kam timen”, tha ai mes të tjerash.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH