Showbiz

Goditet 14 herë me thikë, reperi i njohur mes jetës dhe vdekjes pas SULMIT në burg

Shkruar nga Liberale

Goditet 14 herë me thikë, reperi i njohur mes jetës dhe vdekjes

Reperi i njohur, Tory Lanez, është plagosur rëndë pasi u godit 14 herë me thikë në burg. Mediat e huaja shkruajnë se ai është dërguar me urgjencë në spital, herët të hënën.

Është bërë e ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e Institucionit Korrektues të Kalifornisë (CCI) në Tehachapi, ku Lanes po vuan një dënim me 10 vjet për plagosjen e këngëtares së njohur, Megan Thee Stallion.

Burimet thanë se një i burgosur tjetër e goditi disa herë me thikë, ndërsa motivet e sulmit mbeten të paqarta. Gjendja e tij kërkoi menjëherë ndërhyrje mjekësore.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të reperit kanë reaguar përfaqësuesit e tij, të cilët janë shprehur se ‘pavarësisht se ka dhimbje, ai po flet normalisht dhe është thellësisht mirënjohës ndaj Zotit që po ia del mbanë’.

“Ai gjithashtu dëshiron që të falenderojë të gjithë për lutjet dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, shtojnë përfaqësuesit e Lanez.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH