Zërin e saj e dëgjojmë shpesh përmes këngës “Mora fjalë” në ndeshjet e Kombëtares. Shkurte Fejza është e para që ulet në karrigen ‘e nxehtë’ ku e presin pyetjen pikante.
E ftuar në Programin, “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, moderuar nga Alketa Vejsiu, mbrëmja e parë e spektaklit nisi me një të ftuar që ka mbi 50 vite në skenë.
Një nga fëmijët: Pse të kanë vënë emrin Shkurte?
Shkurte Fejza: Emrin tim ma kanë vënë emrin Shkurte sepse unë jam vajza e katërt e familjes. Ma kanë vënë emrin Shkurte që të shkurtohet lindja e vajzave, të përfundojë seria e vajzave. Kjo ndodhi ashtu, funksionoi. Pas meje lindën dy vëllezërit e mi, Gëzimi dhe Idrizi.
Alketa Vejsiu: Ti ishe e pesta, ata ishin 6 dhe 7?
Shkurte Fejza: Unë jam e katërta, ata ishin 5 dhe 6.
Alketa Vejsiu: Pastaj u bëtë 7, 8 dhe 9. Epo çfarë donin ata pasi bënë dy djem, të shtonin vajzat apo të shtonin djemtë?
Shkurte Fejza: Jo, të shtonin djemtë.
Alketa Vejsiu: Por gocat fituan!
Shkurte Fejza tregon se është lindur në një fshat të Kosovës. Ajo vjen nga një familje e madhe me 9 fëmijë ku s’ka munguar kurrë dashuria