Spektakli Big Brother VIP, premton edhe këtë të martë një show të madh.
Me plot surpriza dhe të papritura, Vëllai i Madh ka lënë me pikëpyetje rikthimin e Liam Mandiaro në shtëpinë e BBV, prej së cilës u largua si i arrestuar pak javë më parë.
Një rrëfim i papritur nga Egla ka tronditur opinionin publik. Çfarë do të thotë ajo për akuzat e ngritura? Kush do të largohet mes Eglës dhe Rikes?
Lideri i ri do të vendoset sonte përballë një zgjedhjeje të vështirë, ndërsa një surprizë emocionuese pritet për Françeskën. Këto dhe shumë debate të tjera pritet të diskutohen sonte gjatë spektaklit më të ndjekur.