Showbiz

SURPRIZA dhe të papritura në 'Ferma Vip'/ Sot ELIMINIMI i një prej fermerëve, cili do të jetë ai?

Shkruar nga Liberale

SURPRIZA dhe të papritura në 'Ferma Vip'/ Sot ELIMINIMI i

Largimi i Keisit, njjë javë më parë në 'Ferma Vip' pas një vendimi të prerë të Agait për thyerje të rregullave, ka sjellë të tjera dinamika në lojë.

Spektakli i mbrëmjes së sotme premton surpriza, ndërsa fermerët kanë nisur aludimet lidhur me eliminimet apo renditjet e mundshme.

Një tjetër konkurrent do të mbyllë përgjithmonë rrugëtimin e tij. Mes Albës, Nur, Big Bastës, Andreas, Ronit, Elinarës dhe Yllit, publiku është ai që do të vendosë për fatin e tyre.

Konkurrentët janë të angazhuar çdo ditë me sfida që shpesh bëhen vendimtare në këtë pikë të lojës. Situata të tilla janë ato që po i shtojnë më shumë ngarkesë emocionale këtij reality show-i.

Ndërkohë, Big Mama vijon të mbajë postin e kryefermeres deri sot në mbrëmje, një vendim që është pritur shumë mirë nga pjesa tjetër e grupit. Por kush do të marrë këtë titull, apo fermerja do të vazhdojë të ketë drejtimin e punëve në fermë?

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH