”Sunny Hill Festival” që organizohet nga familja e Dua Lipës, do të nisë në ditën e sotme në një lokacion të ri, Bërnicë.
Ky festival do të zgjasë katër ditë, nga 25 korrik deri më 28 korrik, ku do të ketë surpriza të shumta.
Dua Lipa e cila bashkë me familjen janë në Prishtinë, thotë se kjo ishtë një ëndërr dhe se ky është viti i pestë që po realizohet, meqë ka pasur edhe pauza ndërmjet.
“Sunny Hill Festival, viti ynë i pesë. Ëndërr ta organizoj këtë festival me familjen time në qytetin tonë”, u shpreh ylli botëror. Prishtina deri në botë. Shihemi. Mezi po pres për këtë fundjavë të paharrueshëm”.
Themeluesi i "Sunny Hill" Dukagjin Lipa tregon detajet e edicionit të këtij viti. Dukagjini flet më shumë për festivalin, por i përgjigjet edhe pyetjes se përse Rita Ora nuk ka qenë në këtë festival.
Në një intervistë për Radio Dukagjini, Dukagjin Lipa shprehet: "Artistët tashmë i njohin Kosovën dhe Shqipërinë përmes Sunny Hill, ne nuk promovojmë vetëm Kosovën, promovojmë vendet e rajonit. Artistet e mëdha si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha e kanë jetën e paraaranzhuar. Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër” - theksoi babai i Dua Lipa.