Showbiz

Shuhet aktorja italiane Sandra Milo

Shkruar nga Liberale

 

Shuhet aktorja italiane Sandra Milo

OBITARY- Ajo ishte 90 vjeçe dhe luajti në filmat "8½" dhe "Juliet of the Spirits" të Federico Fellini-t, me të cilin pati një lidhje të gjatë romantike.

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare aktorja Sandra Milo, e njohur ndër të tjera për filmat e shumtë në të cilat ka luajtur në vitet 1960 dhe për marrëdhënien e saj profesionale dhe romantike me regjisorin Federico Fellini.

Sandra Milo ka lindur në Tunizi me emrin Salvatrice Elena Greco, të cilin e ndryshoi kur filloi t’i përkushtohej aktrimit në një moshë shumë të re.

Filmi i saj i parë ishte “The Bachelor”, 1955 nga Antonio Pietrangeli, por roli i saj i parë i rëndësishëm ishte në filmin General Della Rovere nga Roberto Rossellini. Në vitet në vijim ajo vazhdoi të luante në filma të ndryshëm të regjisorëve italianë dhe të huaj, por suksesi i saj i vërtetë erdhi kur u njoh me Frederico Fellinin, me të cilin, siç ka thënë shpesh, pati një lidhje romantike që zgjati 17 vjet. Me Fellinin, ajo luajti 8½ nga viti 1963 dhe në Giulietta degli Spirito nga viti 1965.

Shuhet aktorja italiane Sandra Milo

Për të dy filmat ajo fitoi çmimin më prestigjioz italian “Nastro d'Argento”, si aktorja më e mirë dytësore dhe në vitet që pasuan ajo vazhdoi të ketë role në shumë filma të njohur italianë. Nga viti 1968, ajo vendosi të shkëputej nga kinemaja, duke mos marrë më asnjë rol për dhjetë vite. Në vend të kinomatografisë filloi të punojë në programe të ndryshme televizive, një përvojë që vazhdoi në vitet shtatëdhjetë, tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë.

Në një episod që ndodhi më 8 janar 1990, ajo ra preh e një shakaje televizive, e cila më vonë u bë shumë e njohur: një person i telefonoi drejtpërdrejt duke i thënë se djali i saj Ciro është shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti rrugor. Milo filloi të qajë dhe të bërtasë duke u larguar nga studio, por më vonë u zbulua se lajmi i aksidentit ishte i rremë./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH