Aktori nga Kosova, Osman Azemi deklaroi në një emision televiz pak ditë më parë se "shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës", duke përmendur se nuk kanë emra të dëshmuar si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë. Mirëpo kjo deklaratë e tij shkakti reagime të shumta në rrjet.
Po ashtu kjo deklaratë e tij mori dhe vëmndjen e reperit shqiptar, Noizy, i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it ka reaguar duke thënë:
"Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga – merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin,” dëgjohet duke thënë Noizy në video, duke i kthyer një përgjigje të drejtpërdrejtë aktorit.
Në mbishkrimin e videos, Noizy vazhdoi me kritikat e tij, duke shkruar: “Paske pi i çikë o jetë, me bo me t’dëgju gjyshi tu fol e kish nem babain tënd o Osman.”, duke treguar qartë se këngëtari nuk pajtohet aspak me qëndrimin e Osman Azemit.