Showbiz

Shpërthen këngëtarja dhe poetja: Shqipëri moj të kam d*jerë, të kanë në dorë disa të mjerë… !

Shkruar nga Liberale
Shpërthen këngëtarja dhe poetja: Shqipëri moj të kam


Këngëtarja dhe poetja Anja Toma ka krijuar së fundmi një poezi të titulluar “Për ty Shqipëri” ku shpreh indinjatën për situatën me të cilën përballet vendi për shkak të politikave dhe vizionit të gabuar.  Me miratimin e saj, Liberale po publikon poezinë e këngëtares Anja Toma:

Për ty Shqipëri

Shqipëri moj të kam dhjerë,
të kanë në dorë disa të mjerë.
Për një fjalë ku kërcet plumbi,
nga një pinxho të vjen fundi!

Sa për ju mor Atdhetarë,
morët rrugët me bisht ndër shalë.
Ikët nga ju hëngrën këmbët,
ngritët bythën shtrënguat dhëmbët!

Ku pinjollat, sharlatanë,
në ç'do cep dhe në çdo anë.
Me makina, ora luksi,
Mut në të, copa pabuksi.

Shqiperi, as nuk të dua,
Albanistan e lesh e li.
Ku s'le bashkë as mish as thua,
veç rrëmujë, aspak qetësi.

Me bisht të syrit, gjithë pordhë,
të sheh tjetri ta kërcet.
Dorën grusht, e shqelmin hap.
se veç pushta kemi shtet.

Dhe ti o lek më ngrëç munë,
se bëre zengjin hajdunë.
Pasurove ca rrënacak,
shtype popullin varfanjak.

Mirupafshin Shqipëri mjerane,
se rrite kunguj, ca bij putane.
Na rrinë mbi krye në qeveri,
mjer ky vënd seç mban në gji.

©️copyright Anjeza Toma

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH