Showbiz

Rozana Radi: Afër fundit u bënë të gjithë me Gjestin. Nuk kam patur rivalë

Shkruar nga Liberale

Rozana Radi: Afër fundit u bënë të gjithë me Gjestin.

Rozana Radi ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French” menjëherë pas daljes së saj nga Big Brother VIP Albania, ku ndau përjetimet, sfidat dhe emocionet e eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një atmosferë të çlirët dhe miqësore, ajo foli me sinqeritet për marrëdhëniet me banorët, arsyet që e shtynë të bëhej pjesë e formatit dhe reflektimet pas daljes. Emisioni solli edhe momente humori, analizë dhe mendime personale nga Rozana, duke ofruar një këndvështrim të freskët mbi rrugëtimin e saj në BBVA.

Në një mbrëmje plot emocione dhe surpriza, fitorja e “Big Brother VIP 4” shkoi për Gjestin, duke lënë pas Rozana Radin, e cila ishte konsideruar gjerësisht si një nga pretendentet kryesore për çmimin e madh. Pavarësisht performancës së saj të fortë dhe mbështetjes së gjerë nga publiku, Rozana u rendit e dyta, ndërsa Gjesti arriti të fitojë zemrat e votuesve dhe të kurorëzohej fitues i edicionit. Në lidhje me mbështetjen e banorëve të tjerë për Gjestin, ajo u shpreh:

Absolutisht. Ata nuk e kanë dashur Gjestin, se shiko po ta donin ata Gjestin ashtu siç thonin pasi përfundoi që u bënë të gjithë me Gjestin, nuk e kanë thënë ndonjëherë ose të shprehin ndonjë kënaqësi për lojën e Gjestit. Ajo që ka thënë që Gjesti është lezeti i shtëpisë e kam thënë unë pikërisht kur nuk flisja me Gjestin. Domethënë gjërat i kam thënë të vërteta. Këta tani që mbaroi shfaqja, o sa e bukur që ishte darka. Këtë kanë bërë me Gjestin ata. 

Është e mërzitur që nuk doli fituese?

"U mërzita, sigurisht që u mërzita. Normal që u mërzita, por unë i kam thënë Gjestit përpara se të shpallej çmimi kur ishim në shtëpi pa fikur dritat, i thashë ‘Gjest dëgjo, kushdo që ta fitojë për mua është mëse e merituar. Si e fitove ti, si e fitova unë, ky çmim nuk preket më me dorë’. Dhe nga ai moment, pasi Gjesti e fitoi, unë çmimin e Gjestit nuk e preka më me dorë. Ta gëzojë, uroj që t’i shkojë mbarë edhe t’i shërbejë si një trampolinë shumë e madhe në jetën e tij."

Cili banor ka qenë rival për të?

"Unë nuk kam patur rival. Unë rivalitetin e kam patur me veten time. Unë jam munduar të bëj një lojë të pastër, me letra të hapura. E kam thënë gjithmonë."

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH