Showbiz

Prisni pak! Melinda Ademi në një lidhje dashurie me menaxherin e saj?

Shkruar nga Liberale

Prisni pak! Melinda Ademi në një lidhje dashurie me menaxherin e saj?

Është konfirmuar romanca e Melinda Ademit dhe menaxherit të saj Granit Muhaxheri. Reperja duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët në shumë aspekte me menaxherin e saj.

Burime për “Prive” kanë zbuluar se çifti është bashkë prej kohësh, por ka preferuar që lidhjen ta mbajnë larg syve të publikut.

Sipas burimeve, ai është tepër i përkushtuar në çdo aspekt ndaj saj. Çifti duket se nuk ka plane për një fejesë apo diçka më shumë në lidhjen e tyre pasi fokusi kryesor është tek albumi i parë i Melindës.

Ajo ka njoftuar se ky është “projekti më i mirë i saj” deri më tani dhe një ëndërr e realizuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH