Showbiz

'Plas' debati mes Romeo Veshaj dhe Gracianos në "BBV": Je vampir që jeton duke i thithur gjakun njerëzve

Shkruar nga Liberale

'Plas' debati mes Romeo Veshaj dhe Gracianos në "BBV":

Një debat i ashpër ka ndodhur mes dy banorëve në shtëpinë e "Big Brother Vip", Romeo Veshaj dhe balerinit Graciano Tagani.

Ishte Romeo ai që provokoi Gracianon duke i thënë që nuk ka shokë, dhe bëri që ky i fundit të shpërthente kundër tij.

Por aktori nuk e la me kaq, duke e quajtur ‘vampir’, ndërsa balerini i tha se është aktor për çmimin Oscar.

Debati:

Romeo: Je vampir

Graciano: Po vampir jam unë, se jam njeri me zemër

Romeo: Jeton këtu në shpi duke i thithur gjakun të tjerëve

Graciano: Nuk i marr për bazë ato që thua ti se ti nuk di ta çosh mendimin deri në fund, duke përmendur njerëz nga jashtë

Romeo: Po hajde andej

Graciano: Po ky je ti, që përmend njerëz që nuk janë këtu

Romeo: S’kam përmendur njerëz nga jashtë, kur e thashë

Graciano: Sapo e përmende, po do dalin gjerat

Romeo: S’ke shokë

Graciano: Po ku e di ti që s’kam shokë

Romeo: E shikoj këtu. Ça ngele keq tani?

Graciano: Ti je Oskar! Aktor i vitit, ‘Oscar-i’ i shtëpisë! Dhe unë jam krenar që kam një Oskar në shtëpi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH