Showbiz

Ori Nebiaj krah Romeos për të sulmuar çiftet në Big Brother

Shkruar nga Liberale

Programi i kësaj të shtune nisi me dinamika të forta në "Big Brother Vip Albania", ku u transmetua klipi i lojës që bëri Romeo me Lisin me banorët e tjerë. Pasi dy protagonistët shpjeguan situatën ishte Ori Nebiaj, opinionistja e “BBV3” që e mbështeti Romeon për veprimin që bëri.

Ori: Shyqyr që dole nga veshja e paqeruajtësit, shyqyr që provokove. Më vjen mirë që me lojën që bëtë ju kuptuat kë keni kundër dhe kë keni pro dhe për mua mund të ishit dhe çifti më i bukur nga gjithë çiftet që janë aty brenda, ti dhe Lisi. Të paktën për lojën e Big Brother.
Me anë të kësaj deklarate ajo në një farë mënyre ‘thumboi’ çiftet e reja që janë krijuar në shtëpi.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH